Momente të vështira për ish-pronarin e Chelseat, Roman Abramovich i cili po përballet me sanksione të mëdha nga gjitha shtetet evropiane.
Ai për t’i shmangur një konfiskimi të mundshëm, jahtet e tij prej një miliardë funtesh po shkojnë drejt ujërave të sigurta.
Pronari i klubit të futbollit, Chelsea u fotografua në sallën VIP të aeroportit Ben Gurion duke shikuar në telefonin e tij pak para se avioni të nisej për në Turqi.
Sot superjahti i tij Solaris me vlerë prej 445 milionë funtesh është parë në ujërat shqiptare pasi është larguar nga Mali i Zi për në Turqi.