Insajderi
Lajme

Propozohet që 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s të shpallet datë kombëtare në Kosovë

Insajderi
24 March 2026 - 13:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Propozohet që 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s të shpallet datë kombëtare në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që 24 marsi të marrë trajtim formal duke u shënuar si datë kombëtare e Kosovës.

Ai tha se kjo datë nuk është vetëm një shenjë në kalendar, por një moment kujtimi për ditën kur historia ka ndërruar drejtim për Kosovën.

“Sot, gati tri dekada më pas, kujtojmë se liria jonë nuk ishte rastësi, por përputhje historike e sakrificës sonë me vendimin e drejtë të aleatëve tanë. Nga këndvështrimi i botës së sotme, ndoshta mund ta kuptojmë se sa me fat dhe sa e rrallë ishte kjo përputhje, Prandaj sot, kemi një detyrim të shenjtë. Ta ruajmë këtë miqësi, ta forcojmë rrugën tonë euroatlantike dhe të mos harrojmë kurrë pse dhe si u bëmë të lirë. Sepse liria dhe miqësia nuk janë vetëm kujtime. Janë përgjegjësi, çdo ditë.

Dhe mbi këtë përgjegjësi, ndoshta duhet të nisim nga trajtimi formal i 24 marsit si datë kombëtare të Republikës së Kosovës. Jo vetëm si një shenjë kalendari, por si një moment kujtimi për ditën kur historia ndryshoj drejtim për Kosovën”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark