×
  • Lajme
  • Insajderi

    Protesta e veteranëve – dëgjohet një shpërthim

    Insajderi
    16 June 2022 - 10:26

    Para pak minutave para Kuvendit të Kosovës është dëgjuar një shpërthim aty ku veteranët janë duke protestuar.

    Nuk dihet saktë se nga ana e kujt është gjuajtur mjeti plasës.

    “Mos provokoni policinë se është e jona” – janë dëgjuar thirrje gjatë protestës.

    Ndërkohë, derisa mijëra protestues po qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të marrë masa sepse sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po shihen persona që po e provokojnë situatën.

    /GazetaInsajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark