×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Protesta me bllokim të rrugës në Ferizaj, drejtori i AVONET: Policia po konfiskon lejet e automjeteve

    Insajderi
    27 May 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot rruga “Gëzim Sahiti” në Ferizaj u bllokua pasi banorët e lagjes protestuan si shkak i pakënaqësisë me komunën. Krejt kjo, pasi Komuna e Ferizajt i ka dhënë leje multimilonerit, Fatmir Grainca të ndërtojë një objekt 11 katësh. Sipas banorëve i gjithë ndërtimi po bëhet kundërligjshëm.

    Pas disa orëve, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për ta zhbllokuar rrugën, derisa ka konfiskuar edhe veturat.

    Banorët kërkuan angazhimin e institucioneve për të ndërhyrë dhe gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

    Lidhur me situatën atje, për Gazetën Insajderi është deklaruar drejtori ekzekutiv i rrjetit të ojq-ve, AVONET, Kenan Gashi.

    Gashi tha se deri më tani Prokuroria nuk ka marrë asnjë veprim konkret për të vërtetuar pretendimet e banorëve lidhur me kontestimin e lejes ndërtimore.

    “Qytetarët janë duke e shprehur shqetësimin për shkak se Prokuroria e Shtetit nuk ka vepruar deri tash, asnjë veprim nuk e marr konkret për të vërtetuar pretendimet e banorëve edhe të AVONET-it që është e kontestuar leja ndërtimore. Vendimi për lejen ndërtimore sipas Ligjit të Planifikimit është e kontestume. Kështu që për neve ka qenë shqetësuese dhe preokupuse një veprim i tillë. Jemi tu prit me nxjerrë një vendim të prerë edhe ministria shkalla e dytë”, tha Gashi.

    Tutje, Gashi tha se policia ka konfiskuar lejet e automjeteve dhe se deri më tani nuk është hedhur beton për të filluar ndërtimi i objektit.

    “Ky investitori e ka shfrytëzu sot ditë shtune që kur asnjë institucion nuk është në punë. Prokuroria asnjëherë nuk ka dalë në venin e ngjarjes sot, edhe pse qytetarët i kanë kërku. Veturat janë ende të konfiskuara, janë t’u u konfisku lejet e automjeteve, deri më tani nuk ka pas asnjë mundësi të hedhjes së betonit”, u shpreh Gashi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark