Insajderi
Botë

Protesta në Ekuador, studentët kërkojnë dorëheqjen e presidentit për lidhje me mafian shqiptare

Insajderi
18 February 2023 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta në Ekuador, studentët kërkojnë dorëheqjen e presidentit për lidhje me mafian shqiptare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentët kanë nisur protestat  në Ekuador, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit, pasi mediat publikuan një investigim ku thuhet se ai ka lidhje me mafian shqiptare.

Studentët protestuan me pankarta “Ekuadori thotë JO”. Sipas tyre, Ekuadori po bëhet shtet i dështuar. Të rinjtë protestuan përpara parlamentit, duke kërkuar që të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Guillermo Lasso.

Ky i fundit, vendosi të sulmojë dhe kërcënojë gazetarët e portalit La Posta, që publikoi investigimin. Gazetarët iu përgjigjën duke thënë se refuzojnë këtë sjellje autokratike dhe intimiduese. Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për rastin.

La Posta publikoi një investigim, bazuar në informacionet e inteligjencës ekuadoriane, ku thuhet se kunati i presidentit, Danila Carrera është i lidhur me mafian shqiptare. Ai i mban këto kontakte përmes mikut të tij, Ruben Cherrez.

Carrera dhe Cherrez ishin personat përgjegjës për vendosjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë. Para pak ditësh, ministri i Agrikulturës në vend dha dorëheqjen pasi u mësua se ishte caktuar në këtë post nga dyshja Carrera-Cherrez


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark