×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Protestojnë policia në Francë për kushte më të mira të punës

    Insajderi
    18 January 2024 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia franceze kanë organizuar një protestë “të enjte të zezë” për të ndaluar punën dhe demonstratat të cilët janë në kërkim të pagave dhe kushteve më të mira gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere.

    Disa sindikata policore, në krye me dy më të mëdhenjtë, Policia e Aleancës dhe Unsa, kanë kërkuar që të ketë bonuse deri në 2 mijë euro si dhe garanci për pushime, e mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve, shkruan The Guardian.

    Kjo erdhi pasi një sindikatë ka marrë disa detaje nga ministria e brendshme e cila sugjeronte se çdo oficer policie në Francë do të mobilizohej gjatë dy javëve të Lojërave Olimpike, nga 24 korriku deri më 11 gusht, dhe nuk do të lejohej të bënte pushime gjatë asaj periudhe.

    Policëve në Francë do t’i lejohen 10 ditë pushim në mes të 15 qershorit dhe 15 shtatorit, përndryshe duhet të jetë në detyrë. Shumë policë rajonalë janë duke pritur që të zhvendosen në Paris për Lojërat dhe duan garanci për strehimin dhe orarin e punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark