×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit me mesazh për Thaçin: Hashim, kallxoj Vuçiqit që këtu nuk kalohet

    Insajderi
    09 September 2018 - 07:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e Drenicës i kanë bllokuar të gjitha rrguët që çojnë në fshatin Banjë, për të penguar vizitën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në atë fshat.

    Merret vesh se banorët e kësaj anë janë zgjuar herët, duke vendosur në rrugë makina, dru, e pengesa të ndryshme që e bllokojnë rrugën, shkruan Periskopi.

    Aktivisti i shoqërisë civile dhe banor i kësaj ane, Kushtrim Mehmeti ka postuar në Facebook disa fotografi, ku në rrugë shihet një sasi drunjsh, vetura e njerëz, që qëndrojnë aty për ta ndalë Vuçiqin.

    Mehmeti, në mënyrë ironike e ka lutur presidentin Hashim Thaçi që t’ia çoj një porosi Vuçiqit.

    “Hashim kallxoj qe ksajde nuk kalohet”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark