×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Protestuesit serbë në veri e mbushin me “Z”-ja ruse veturën e KFOR-it amerikan

    Insajderi
    29 May 2023 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protestuesit serbë, përveç autoblindës së Policisë së Kosovës, ka vandalizuar edhe veturën e KFOR-it amerikan, të cilët po qëndrojnë për ruajtjen e sigurisë në zonën veriore.

    Në pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi, vetura e KFOR-it shihet të jetë mbushur me simbolin rus “Z”, i cili është parë në luftën në Ukrainë.

    Disa ekspertë ushtarakë e kanë interpretuar kuptimin e ‘Z’-së si “Za pobedy” që nga rusishtja përkthehet “për fitore”, ose “Zapad” që shqip i bie “Perëndim”. Ndërkaq, disa të tjerë kanë thënë se kjo është forma e Kremlinit për të treguar “shënjestrën numër një në Ukrainë”, presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

    Shkronja “Z” është parë më herët në disa ndërtesa në Komunën e Mitrovicës së Veriut. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark