Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës të martën, ku kanë “përuruar nëndegën e re të Lëvizjes Vetëvendosje në Presidencë”.
Ata kanë vendosurnjë pankartë në rrethojat e Kuvendit ku thuhet se “Presidenca është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje”
Me këtë rast, anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se kreu i VV-së, Albin Kurti tashmë e ka kthyer edhe Presidencën si degë të partisë së tij.
“Veturat e presidencës janë bërë vetura të parties. Ne kemi qenë dëshmitar si institucionet e shtetit janë kapur më herët, por tash jemi para një mendësie të re. Kurti po do t’i marrë tash krejt institucionet, e Vjosa Osmani po shërben si instrument i përshtatshëm për këtë”, deklaroi Nushi para medieve.
Ky aksion i PSD-së vije si pasojë e një presioni që Lëvizja Vetëvendosje po ushtron tash e disa ditë radhazi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetares Valdete Daka, për moscertfikimin për pjesëmarrje në zgjedhje të Albin Kurtit dhe disa kandidatëve të tjerë për deputetë si dhe pas reagimit të Vjosa Osmanit, e cila nga zyra e Presidencës kishte kërcënuar Dakën me shkarkim.