×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PSD-ja kundër konferencës ndërkombëtare| Molliqaj: Nënkupton shpëtimin e pushtetit të Kurtit

    Insajderi
    01 July 2023 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një konferencë për medie ka prezantuar një grup të rinjsh që i janë bashkuar kësaj partie.

    Duke iu uruar mirëseardhje, ai tha se ata do ta themelojnë këshillin rinor të PSD-së, dhe se i janë bashkuar kësaj partie për shkak të zhgënjimit me Qeverinë, por edhe opozitën.

    Molliqaj, duke folur për gjendjen në veri, tha situata është jashtëzakonisht shqetësuese dhe se veprimet e Qeverisë e kanë degraduar vendin.

    Faj për këtë tha ai ka edhe opozita që i bënë shërbim pushtetit që siç e quan ai të rrezikshëm e popullist.

    Konferenca e paralajmëruar ndërmjet Kosovës e Serbisë, tha Molliqaj është vetëm mbajtjen e Kurtit në pushtet dhe të sjellë autonomi për serbët e Kosovës.

    “Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me gjendjen në Kosovë. Ajo që na shqetëson më shumë është edhe opozita që po i bënë shërbim pushtet të rrezikshëm e popullist. Ne kemi nisur një udhëtim që po merr mbështetjen e shumë qytetarëve”.

    “Këta janë grup që do ta themelojë këshillin rinor në PSD. Na jemi këtu për mos me përsërit VV, jemi për me bë ndryshime. Ky është një prej momenteve të krijimit të adresës opozitare që ka me qenë kreativ, ky është momenti i kthesës sa i përket të rinjve”.

    “Për veriun, për fatin e keq një nga një po dalin të vërtetat, veprimet e Qeverisë e kanë degraduar situatën. Jemi kundër konferencës, çfarëdo tendenca që Kurti të mbetet në pushtet, është në dëm të Kosovës. Motivet e Ramës mund të jenë të mira, por ja zgjasin pushtetin Kurtit dhe do të sillte autonomi për serbët në Kosovë”.

    “Për dy vite rresht kom pas takime e kanë rezultuar pa rezultat, s’mundesh me i bo opozitën Qeverisë kur ke qëndrime të njëjta me Qeverinë, kryetari i LDK-së i ka larguar të gjitha ata që janë kundër Albinit,  njëjtë ka vazhduar edhe PDK-ja. AAK e ka përshëndetur gjithë dialogun”.

    Përderisa të rinjtë thanë se dëshpërimi është i madh dhe se bashkëmoshatarët e tyre zgjidhjen po e shohin vetëm ikjen nga vendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark