×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PSD organizon protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale

    Insajderi
    22 November 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

    Molliqaj tha se protesta do të jetë masive në mënyrë që t’i tregojnë siç tha asaj se qytetarët nuk janë dakord me veprimet e kësaj gjykate.

    Ai ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë tjerë.

    “Ajo që ne mundemi të themi dhe ju bëjmë thirrje qytetarëve që të na bashkëngjitet sepse kjo vizitë është e papranueshme, e pa tolerueshme dhe nuk është e mirëpritur ajo në Kosovë. Ne kemi vendosur ta presim me protestë dhe të pamundësojmë këtë takim që pretendohet të mbahet atë ditë, për të pamundësuar se nuk është e mirëseardhur në atë takim”, tha Molliqaj.

    Kreu i PSD-së ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe veteranët e luftës.

    “Secili luftëtarë u UÇK-së duhet të jetë bashkë më ne me parandalu këtë takim. Nuk mund të këtë drejtësi selektive dhe duhet të bëhemi bashkë që ta merr porosinë”, u shpreh tutje Molliqaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark