×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PSD shtron para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit

    Insajderi
    06 March 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Socialdemokrate ka vendosur para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Qeveria e Kosovës e ka braktisur vullnetin e qytetarëve. Sipas tij, këtë ekzekutivi e ka bërë dy herë.

    “Siç e dini kjo Qeveri e Republikës së Kosovës e ka braktisur vullnetin qytetar dhe atë dyfish. Njëherë duke braktisur peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime të vitit 2015 dhe 2016 kundër marrëveshjeve me Serbinë, veçanërisht asaj që është për Asociacionin dhe vullnetin e dytë atë të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021”, u shpreh Molliqaj.

    “Jo vetëm që e ka braktisur, por e ka shkelur në mënyrë brutale atë vullnet politik, në marrëveshjen që është nënshkrua, praktikisht që është dakorduar e që do të nënshkruhet. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është edhe më i dobët se sa që ka qenë më herët, pra nuk ekziston më fjala kufi. Fjala Republikë nuk ekziston në askund, në asnjë rresht të asaj marrëveshje dhe po ashtu siç e dini ka hequr zyrtarisht dorë edhe më ia kërkuar njohjen Serbisë, pra jo vetëm që Serbia nuk na njeh, por tash ne jemi pajtuar që nuk e njohim atë”.

    “Besoj që atë shkelje të vullnetit që e ka bërë në Bruksel kryeministri I Kosovës, ne sot këtu kemi sjellë nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve që çdo ditë ai ta shkelë edhe me këmbë, se le të bëhet sa më vizuale, le të bëhet sa më e dukshme dhe sa më e qartë që kryeministri aktual nuk përfaqëson vullnet politik. Në Kosovë tani ka edhe matje që janë bërë nga organizata kredibile që janë publikuar ditëve të fundit, 97% të respondentëve të Kosovës janë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark