×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Pse ambasadorit të Kosovës në Ankara i sigurohet banesa nga organizata shtetërore e presidentit turk?

    Insajderi
    02 March 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në prill të vitit të kaluar, Agron Vrenezi ishte konfirmuar edhe zyrtarisht Ambasador i Kosovës në Turqi, me rezidencë në Ankara.

    Që nga ajo kohë, Vrenezi veprimtarinë e tij e ka ushtruar në hapësirën që ia ka siguruar shteti turk, shkruan Gazeta Insajderi.

    Diplomati kosovar në Ankara ka zbuluar për Gazetën Insajderi pse ai dhe jeton në objektin e financuar nga Agjencisë Turke për Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), që drejtohet nga njerëzit e afërt të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

    “Qiranë e shtëpisë ku banoj unë nuk e paguan Turqia, por ajo shtëpi sikurse edhe shtëpitë tjera në atë lagje, janë në pronësi të Agjencisë Turke për Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), dhe janë të dhëna në shfrytëzim ambasadorëve të shteteve të ndryshme për banim”, ka thënë Vrenezi për Gazetën Insajderi.

    Ai tutje ka sqaruar që para tij, në atë shtëpi kanë banuar edhe ambasadorët e mëhershëm të Republikës së Kosovës në Turqi, si Ambasadori Avni Spahiu dhe Ambasadori Ilir Dugolli.

    “Rrjedhimisht, kushdo që vjen në pozitë të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Turqi banon në atë shtëpi”, tregon ai për Gazetën Insajderi.

    Ndryshe, objektet tjera ku banojnë ambasadorët e Kosovës nëpër botë i paguan Ministria e Punëve të Jashtme.

    Banesa e shtrenjtë e Halimit në Paris deri tani dëmtoi buxhetin mbi 36 mijë euro

    Kryediplomatja Donika Gërvalla ka vendosur të shkel rregullat e ministrisë që drejton në favor të ambasadorit të Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

    Ka lejuar që të paguhen 2 mijë e 600 euro më shumë se sa që e lejon rregullorja për një banesë me dy sallone për ambasadorin Halimi, meqë banesat e zakonshme me një sallon nuk janë të preferuarat e tij.

    Ai ka preferuar që të jetojë në një banesë me hapësirë shumë më të madhe se banesat e zakonshme. Ka përzgjedhur një banesë prej 180 metrash katrorë me dy sallone, në qytetin e shtrenjtë të Parisit.

    Qiraja e kësaj banese kushton më shumë se dyfish më shtrenjtë se sa që lejohet me rregullore të MPJD-së. Për të jetuar në këtë banesë ambasadorit Halimi i është dashur aprovimi i kryepdiplomatës Gërvalla.

    Gazeta Insajderi sjell prapaskenën se si u bë aprovimi për banesën e shtrenjtë të ambasadorit Halimi që përben shkelje të rregullores së ministrisë.

    Mehdi Halimi në nëntor të 2021-ës pranoi detyrën e ambasadorit. Me të pranuar detyrën, filluan edhe kërkesat e tij për një banesë jo të zakonshme. Një më të madhe e më të shtrenjtë.

    Prej kohës që ai ka marrë postin e ambasadorit, shteti i Kosovës ka paguar për të një shumë prej 36 mijë e 568 euro më shumë se sa që e lejojnë rregullat e MPJD-së për pagesa të objekteve të banimit për diplomatët.

    Rregullorja përcakton se ambasadorit i lejohet marrja me qira e një banese që nuk ka çmim më të lartë se sa shumë prej 2 mijë e 400 eurosh.

    Por, ndryshe është vepruar me ambasadorin Halimi. Shefi i Ambasadës në Francë, qysh në muajin shkurt të 2021-ës i është drejtuar me kërkesë MPJD-së që t’i lejohet tejkalimi i vlerës për qiranë. 

    Ai i ishte drejtuar me një e-mail ministrisë së Gërvallës, duke kërkuar që t’i lejohet qiraja në vlerë prej 4229 euro. Si arsyetim ka dhënë “tregun e shtrenjtë”, duke cituar se edhe gazeta CNN e ka renditur Parisin të dytin pas TelAviv për nga çmimet e larta.

    Pas kërkesës së Halimit, Ministria e Gërvallës në mënyrë të kundërligjshme, i ka lejuar tejkalimi për 1899 euro më shumë. Me aprovimin e kërkesës ambasadorit do t’i lejohej pagesë për qira në vlerën prej 4 mijë e 299 euro. Por, edhe kjo vlerë u tejkalua. Një tjetër shkelje u krye.

    Burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije që ambasadori Halimi ka mashtruar mbi çmimin e përgjithshëm të pagesës së qirasë.

    Ai paguan qira në vlerë prej 5012 euro dhe jo 4299 siç pretendonte. Ambasadori në kërkesën e tij te çmimi total nuk futi edhe pjesën e taksave që duhet ta paguaj shteti për të.

    Këta janë 15 ambasadorët e tjerë “të preferuar” të Donika Gërvallës

    Kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwars ka vendosur të shkel rregullat e ministrisë në favor të 17 ambasadorëve.

    Ajo ka lejuar që nga 47 misione diplomatike, në 17 prej tyre të kalohet limiti i pagesës për qira.

    Rregullorja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës përcakton saktë se deri në çfarë çmimi i lejohet një ambasadori të marrë qira për një objekt banimi. Më saktësisht një shefi të diplomacisë i lejohet të paguajë deri në 2400 euro për vendbanim.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë shpenzimet e qirave për objektet e banimeve të shefave të diplomacisë për periudhën janar-shtator 2022.

    Shpenzimet e qirave të ambasadorëve

    Nga analizimi i listës del se prej 16 prej tyre MPJD po bën shkelje, gjegjësisht po kryhen pagesa më të larta mujore sa sa lejohet për banim.  

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark