Ka shumë të ngjarë që kurrë nuk do të ketë një numër 10 në Barcelonë që do të ishte në të njëjtin nivel me Lionel Messin, lojtari më i madh që ka veshur ndonjëherë këtë numër te ky klub.
Shumica e klubeve në botë thjesht do të tërhiqnin numrin ikonë për tua lehtësuar lojtarëve të ardhshëm presioni e veshjes së kësaj fanelle.
Ansu Fati është një shembull, pasi nuk arriti që të mbushte boshllëqet e mëdha.
Pra, pse Barça thjesht nuk e tërheq numrin 10?
Arsyeja është e lidhur me rregullat e La Ligës. Sipas tyre, lojtarëve në ekipin e të gjitha klubeve duhet t’u dorëzohen fanella nga 1 deri në 25.
Çdo klub lejohet të regjistrojë gjithsej 25 lojtarë në skuadrën e tyre duke përfshirë tre portierë. Është interesante se portierët mund të veshin vetëm fanella me numrat 1, 13 dhe 25.
🚨 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: FC Barcelona's 2023/24 Squad Numbers. pic.twitter.com/gz3TedqCFq
— Managing Barça (@ManagingBarca) September 5, 2023
Nëse një klub shton një lojtar akademie në ekipin e të rriturve në mes të sezonit, ata mund të zgjedhin çdo numër midis 26 dhe 50.
Pra kjo situatë do të vazhdojë të mbetet kështu, derisa La Liga të ndryshojë rregullin. /Telegrafi/