×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pse do t’ua vështirësojë shiu jetën banorëve në Gaza?

    Insajderi
    15 November 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshimet e motit do të përkeqësojnë jetën e banorëve që janë zhvendosur në Rripin e Gazës, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.

    Zëdhënësja e UNRWA-s, Juliette Touma, i tha BBC-së të mërkurën se 800,000 palestinezë të zhvendosur në territor janë tani në strehimore të mbipopulluara të OKB-së, pa ngrohje apo ujë të pijshëm, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Shiu do të përkeqësojë situatën për tre të katërtat e popullsisë së Gazës, të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”.

    “Ne nuk kemi karburant, kështu që nuk mund të sigurojmë ngrohje apo ujë të pijshëm”, tha Touma.

    Asnjë sasi karburanti nuk ka hyrë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, sipas agjencisë së OKB-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark