Ajo ka ndarë disa të pathëna nga jeta e saj.
E ftuar në Prive, Teuta Krasniqi foli për njohjen me Adonis Morinën gjithashtu edhe planet për të ardhmen.
Aktorja ndër të tjera tregoi edhe momentin e parë me Adonisin i cili më vonë iu bë edhe trajner personal i palestrës.
Teuta po ashtu tha se nuk ndihet xheloze për profesionin e tij pasi para se të hynë bashkë në lidhje, Adonisit nuk i ka interesuar asgjë nga jeta e saj personale vetëm se është përkushtuar në punë.
“Ka qenë strikt në punë, profesional dhe deri vonë nuk e ka dit as kush jom dhe hala sot si njeh shumë nga fytyrat publike. Asnjëherë nuk i ka interesu mem pyet a jom mirë, çka po ndodh dhe ka qenë tejet profesional kjo është edhe arsyeja se pse e kom lon me ushtru me çika tjera masnej”, tha Teuta.