Erling Haaland është bërë një yll botëror në vitet e fundit dhe kjo ka bëri që Manchester City të firmoste me të, ndërsa interes të lartë kishin shfaqur edhe klube të tjerë gjigantë si Real Madrid dhe Barcelona, apo PSG.
Sulmuesi norvegjez tashmë ndodhet në Angli dhe tani atij i duhet vetëm të ambientohet në një ligë shumë të ndryshme nga ajo gjermane, por edhe kultura po ashtu ndryshon shumë.
Për t’u qetësuar, futbollisti nuk ka ngurruar të dalë në rrugë dhe të vizitojë disa vende në Manchester, ku ka përfituar edhe nga rasti për të bërë edhe disa blerje në supermarket.
Një foto që është kapur nga gazetari Tom Young dhe ku shihet lojtari i ri i Manchester City-t me një karrocë të mbushur plot ushqime dhe çfarë bie në sy është fakti që aty ka shumë ushqime të pashëndetshme.
Pse fotografia e Haaland në supermarket po shkon viral?
Fotografia tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për shkak të blerjeve që Haaland kishte bërë, por edhe sepse ka qenë vetë ai që ka shkuar në supermarket. Një aktivitet krejtësisht normal për këdo, por që nuk shihet shumë shpesh tek të famshmit dhe futbollistët.
“Tëeet-i” nuk ka vonuar të mbushet me komente nga fansat e tij, të cilët e këshillojnë me shaka të vizitojë supermarkete të tjera për shkak të ofertave në to: “Vetëm prit të mësojë për rubrikën e ofertave në Aldi…”
Të tjerët fillojnë të komentojë për disa nga artikujt që ka blerë, si për shembull një ketchup: “Haaland me një shishe të madhe ketchup në karrocën e tij, Guardiola nuk do të jetë i kënaqur me këtë.”