×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse gratë ndiejnë më shumë dhimbje se burrat

    Insajderi
    09 May 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndoshta, nuk është befasi nëse themi që gratë ndiejnë më shumë dhimbje se burrat! Sipas steriotipeve, gratë janë më të ndjeshme, më të buta, preken më shpejtë, e tillë është natyra njerëzore e tyre. Studimet tregojnë se gratë e ndiejnë ndryshe dhimbjen në krahasim me seksin e kundërt dhe ka disa arsye pse ndodh kjo.

    “Në përgjithësi, gratë ndiejnë më shumë dhimbje gjatë gjithë jetës së tyre sepse kanë ndjeshmëri më të madhe në krahasim me burrat,” thotë Ed Keogh, profesor i psikologjisë në University of Bath.

    Jo vetëm që gratë kanë më shumë shanse të ndiejnë dhimbje, por studimet tregojnë se gratë janë më të ndjeshme ndaj probleme shëndetësore të tilla si migrena, dhimbja e stomakut dhe artriti.

    Sipas hulumtimit të American Society of Plastic Surgeons, gratë kanë më shumë receptorë dhimbjeje sesa burrat. Gratë kanë rreth 35 fibra nervore për centimetër të lëkurës, ndërsa burrat mesatarisht vetëm 17. Kjo do të thotë se gratë kanë më shumë gjasa të ndiejnë dhimbje akute.

    Mjeku Paul Banwell shpjegon gjithashtu se “gratë kanë densitet nervor më të madh se burrat, gjë që mund t’i bëjë ato të ndiejnë më shumë dhimbje, ndërsa disa studime kanë treguar se gratë kanë një përgjigje më intensive ndaj stimujve të dhimbshëm”.

    Për të kuptuar ndryshimin gjinor në perceptimin e dhimbjes, është e rëndësishme të kemi parasysh se çfarë nënkuptojmë me dhimbje. Me fjalë më të thjeshta, hulumtimet tregojnë se ka disa faktorë biologjikë, psikologjikë, socialë dhe fiziologjikë në lojë që kanë lidhje me dhimbjen.

    -Qasja biologjike

    Dallimet në dhimbje duket se shfaqen rreth pubertetit, me më pak dallime te fëmijët, duke treguar se hormonet seksuale mund të kenë rol në çështjen e dhimbjeve.

    -Ndryshimet hormonale

    Natyra e luhatshme e hormoneve femërore mund të rrisë perceptimin e trupit për dhimbjen. Kur nivelet e estrogjenit janë të ulëta, gjatë ciklit menstrual ose pas menopauzës rritet aktiviteti i receptorit të dhimbjes.

    -Faktorët psikologjikë

    Stresi dhe lodhja kanë ndikim në mënyrën se si trupi përjeton dhimbjen. Gratë si qenie më të ndjeshme, duket se janë më të orientuara drejt përjetimit të më shumë të dhimbjeve.

    -Faktorët socialë

    Faktorët socialë dhe kulturorë mund të ndikojnë në mënyrën se si ne mendojmë për dhimbjen, si e përjetojmë atë dhe si e shprehim atë. Kjo ndodh edhe për shkak të edukimit dhe mënyrës se si jemi mësuar të shprehemi dhe reagojmë ndaj dhimbjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark