×
Show

Pse lulet kanë shumë kuptime simbolike?

Insajderi
15 July 2016 - 18:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjithmonë lulet (dhe bota bimore në përgjithësi) janë imazhi i jetës:emblema e rilindjes së ciklit sezonal, simboli i gëzimit dhe pikëllimit, dashurisë tokësore dhe qiellore. Dhe kjo është arsyeja se pse në të gjithë botën ato përdoren nëpër ceremony të ndryshme. Ka shumë shembuj të simbolikës së luleve në literaturën klasike (ndër të tjera Lukreci “De Rerum Natura” dhe Ovidi tek “Metamorfoza”) si dhe në Bibël.

Luledielli ishte një vajzë me emrin Klicia që e refuzuar nga Apolloni, Perëndia i Diellit, vazhdoi ta dëshirojë dhe ndjekë qerren e tij nëpër qiell. E tretur nga hidhërimi, Klicia shndërrohet në një lule. Narcizi ishte një i ri me bukuri të jashtëzakonshme, i dënuar të bjerë në dashuri me imazhin e tij; Iris “e fshehura në një mijë ngjyra” është personifikimi i ylberit dhe e dërguara e Perëndive.

Në Bibël, bajamja, për shkak të lulëzimit të saj të hershëm, është simbol i jetës së re (Jeremia), ndërsa zambaku i pastërtisë (Kantiku i Kantikëve, Psalmet).

Në shekujt e parë të Krishtërimit, Kisha e ndalonte përdorimin e luleve në shërbesa, nga frika e lidhjeve me botën pagane. Por në fillim të shekullit IV, Joan Gojarti rekomandoi përdorimin e tyre në martesa dhe funerale, dhe Shën Jeronimi u shpreh në favor të zakonit të spërkatjes me lule dhe gjethe të faltoreve të shenjtorëve. Lulet simbolizonin Parajsën, mëshirën e Perëndisë dhe Virgjëreshën Mari, dhe ditën e Rrëshajëve, një shi lulesh përfaqësonte zbritjen e Shpirtit të Shenjtë. Përpunimi i kuptimit të çdo luleje, është produkt i kulturës perëndimore, e cila i referohej botës klasike dhe traditës biblike.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark