×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pse Musli Salihu u largua nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike?- deklarohen nga policia

    Insajderi
    02 May 2023 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Policisë së Krimeve Ekonomike, Musli Salihu është larguar nga kjo pozitë ditën e sotme.

    Në lidhje me arsyet e ndërrimit të pozitës Insajderi ka dërguar pyetje në adresen e Policisë së Kosovës.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se Salihu ka kaluar në Drejtorinë e Teknikës Kriminalistike.

    “Tani pas ndryshimeve organizative, struktura policore ka nevojë të plotësohet dhe ndryshimet pozitive të planifikuara bëhen në interes të organizatës dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ku edhe ndryshimi i fundit i zyrtarit të PK-se është realizuar në këtë frymë dhe me kërkesë të tij për transferim në këtë drejtori, pasi që është vlerësuar se Drejtoria e Teknikës Kriminalistike si strukturë e veçantë dhe kritike për PK-në duhet te avancohet duke ngritur kapacitetet sipas nevojës së kohës dhe rrethanave”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin.

    Mes tjerash, në përgjigje thuhet se majori, Salihu ka përgatitje të lartë profesionale dhe eksperiencë pune mbi 10 vjeçare në Drejtorinë e Teknikës Kriminalistike që mund ta udhëheq këtë drejtori drejt avancimeve të nevojshme.

    Gjithashtu, ky ndërrim i pozitës thuhet se nuk ka të bëjë me ndryshimet/emërimet e kryera pasi rasti në fjalë nuk është hetuar nga DHKEK, është duke u hetuar nga tjetër nivel i hetimeve në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale.

    Përgjigja e plotë:

    I/E nderuar, Referuar kërkesë suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës që nga themelimi i saj në vazhdimësi ka pasur ndryshime dhe plotësime të strukturës organizative, varësisht nga paraqitja e nevojave operacionale, zhvillimeve dhe avancimeve profesionale të burimeve njerëzore.

    Tani siq është bërë e ditur muajin e kaluar, struktura organizative si pjesë e planit zhvillimor strategjik të PK-së është rishikuar, reformuar dhe ndryshuar konform planifikimeve dhe nevojave operacionale policore, me qëllim të avancimit dhe funksionimit edhe më të mirë të PK-së, në interes të shërbimit sa më efikas ndaj qytetarëve dhe vendit.

    Tani pas ndryshimeve organizative, struktura policore ka nevojë të plotësohet dhe ndryshimet pozitive të planifikuara bëhen në interes të organizatës dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ku edhe ndryshimi i fundit i zyrtarit të PK-se është realizuar në këtë frymë dhe me kërkesë të tij për transferim në këtë drejtori, pasi që është vlerësuar se Drejtoria e Teknikës Kriminalistike si strukturë e veçantë dhe kritike për PK-në duhet te avancohet duke ngritur kapacitetet sipas nevojës së kohës dhe rrethanave.

    Prandaj është vlerësuar se Majori në fjalë ka përgatitje të lartë profesionale dhe eksperiencë pune mbi 10 vjeçare në Drejtorinë e Teknikës Kriminalistike mund ta udhëheq këtë drejtori drejt avancimeve të nevojshme.

    Ndërsa sa i përket rastit në fjalë, ju informojmë se ky rast nuk ndërlidhet me ndryshimet/emërimet e kryera, pasi që rasti në fjalë nuk është hetuar nga DHKEK, është duke u hetuar nga tjetër nivel i hetimeve në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale. Me respekt, Zyra per informim e PKs

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark