×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pse nuk dole në protestë? A të bërtet Vuçiqi a?”, qindra komente në faqen e Kurtit, i kërkojnë përgjigje për marshin

    Insajderi
    02 April 2023 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk e ka folur asnjë fjalë për marshin e sotëm ku morën pjesë mijëra qytetarë.

    Komenti i fundit i Kurtit për marshin mbetet ai që bëri gjatë intervistës në “Rubikon”.

    “Nuk kam dëgjuar për këtë iniciativë”, pati deklaruar Kurti.

    Për shkak të heshtjes së tij, numër i madh i komentuesve e kanë kritikuar kryeministrin në Facebook.

    Madje, të njëjtit ia kanë përmendur edhe ndjeshmërinë dhe postimet për politikanët e vrarë serbë.

    Në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark