Skandal në stadiumin e ‘Skënderbeut’ të Korçës. Në fillim të ndeshjes me Vllazninë ka ndodhur një ngjarje e turpshme në tribunën VIP ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave.
Spipas Panorama Sport, një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.
Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.
Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.