×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pse nuk u njoftua Thesari i Shtetit për ndryshim useri që kishte bërë Ministria e Infrastrukturës?

    Insajderi
    01 November 2020 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izedin Bytyçi, sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Infrastrukturës, është akuzuar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, se nuk e ka njoftuar për mbylljen e user-it prej nga rrodhën 2 milionë eurot. I njëjti edhe më herët ishte kritikuar për punësimin e resë së kreut të LDK-së, madje Bytyçi ishte dënuar pasi në një rast tjetër kishte tentuar ta mashtrojë shtetin.

    Izedin Bytyçi është sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Infrastrukturës. Emri i tij është lakuar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

    Ajo kishte potencuar se ku i fundit është dashur ta lajmërojë Ministrinë e Financave, se një zyrtar certifikues në Ministrinë e Infrastrukturës nuk punon më aty.

    “Ministria e Infrastrukturës në këtë rast ZKA, zyrtari kryesor i Financave, në këtë rast edhe sekretari Permanent është dashur ta njoftojë Ministrinë e Financave, që ky zyrtar më nuk është aty. Apsulutisht kjo është dashur me ndodh brenda ditës”, ka thënë Bajrami, shkruan Gazeta Insajderi.

    https://video.gjirafa.com/embed/indoks-vjedhje-ne-zemer-te-shtetit?autoplay=true&am=true

    Bytyçi as nuk e ka njoftuar Ministrinë e Financave, por as nuk e ka marrë përgjegjësinë për rastin pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të tij.

    Insajderin ka shkruar mbrëmë se Zyrtari Kryesor i Financave, e kishte njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhën e skandalit 2 milionësh.

    I njëjti, në korrespodencat qe i ka siguruar Gazeta Insajderi, ka treguar se “LDA Group” SH.P.K., nuk është klient i Ministrisë së Infrastrukturës, dhe ka zbardhur faktin se paratë janë transferuar nga user-ë që nuk i përkasin MI-së.

    “7. Certifikimi është me datë 09/10/2020 ora 12:41 nga Useri FazliuF – i cili User është pjesë e Kërkesës sonë të datës 28.01.2020 është aktiv, por që nga muaji mars nuk e ushtron këtë detyrë sepse është transferuar në NJRPSH-Mitrovicë”, thuhet në e-mail-in e Zyrtarit Kryesor të Financave.

    Zyrtari me emrin Fadil Fazliu që nga muaji janar i këtij viti është transferuar në Njësinë e Patentë Shoferëve në Mitrovicë. I njëjti në Ministrinë e Infrastrukturës, ka mbajtur pozitën e zyrtarit certifikues.

    Që nga janari kur ai ka nisur punën në Mitrovicë, user-i i tij, prej të cilit do të duhej të certifikoheshin pagesat nuk është bllokuar edhe pas nëntë muajsh.

    Për hapjen dhe menaxhimin e user-ave përgjegjës është Thesari. Ky institucion që vepron brenda Ministrisë së Financave duhet të njoftohet brenda ditës për secilin zhvillim që lidhet me këtë çështje – e që në fakt nuk ka ndodh njëjtë edhe me userin e punonjësit të këtij institucioni që tash ushtron një detyrë tjetër në Mitrovicë. 

    I pyetur lidhur me këtë procedurë në një përgjigje për kërkesën e InDoks, Bytyqi ka thënë se nuk do të pronocohet më tej për shkak se rasti është nën hetime.

    Një hulumtim i Gazetës Insajderi, ka hedhur dritë mbi një skemë të vjedhjes së shpërndarjes së mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit. Insajderi, ka zbuluar se në këtë vjedhje është përfshirë firma e Astrit Zejnajt, vëllait të Argjend Zejnajt, ish-shef i kabinetit të Pal Lekajt, dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së. Të gjithë këta janë të lidhur me firmën “LDA Group SH.PK. Kësisoj, kjo vjedhje lidhet me firma të njerëzve të fuqishëm të partive politike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark