×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pse Pentagoni do detyrohet të zbulojë gjithçka që di për UFO-t në 300 ditët e ardhshme?

    Insajderi
    14 July 2023 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pentagoni mund të detyrohet të zbulojë gjithçka që di për UFO-t në 300 ditët e ardhshme. Kjo do të ndodhë, pasi një aleancë dypartiake e senatorëve planifikon të detyrojë deklasifikimin e dosjeve sekrete të qeverisë amerikane për UFO-t.

    Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer, në partneritet me senatorët republikanë Marco Rubio nga Florida dhe Mike Rounds nga Dakota e Jugut, po udhëheqin përpjekjen për të kaluar projektligjin në fjalë.

    Nëse kalon, atëherë do të emërohet një panel shqyrtimi prej nëntë anëtarësh për të vlerësuar të gjitha të dhënat e klasifikuara të qeverisë për UFO-t.

    Lajmi vjen pas dëshmisë publike shpërthyese dhe të çuditshme nga zyrtari i lartë i inteligjencës, tashmë i dalë në pension, David Grusch, i cili ka pretenduar se kontraktori i ushtrisë dhe mbrojtjes amerikane ka penguar publikimin e provave për UFO-t e rrëzuar, ‘qeniet’ e gjetura dhe vdekjet e lidhura me to.

    Tani do të keni një proces përmes të cilit ne do ta deklasifikojmë këto materiale”, tha një zëdhënëse e senatorit Schumer.

    Debati i hapur mbi amendamentin e propozuar do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa Senati do të shqyrtojë specifikat e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aktit të Autorizimit të Inteligjencës (IAA) për vitin fiskal 2024.

    Ndërkohë, sqarohet se plani i senatorit Schumer do të ngarkojë Presidentin Biden të zgjedhë panelin e shqyrtimit të dosjeve të UFO-ve me nëntë persona, në pritje të një procesi miratimi në Senat.

    Po ashtu, amendamenti Schumer do t’u japë agjencive federale vetëm 300 ditë për të organizuar dhe prodhuar të dhënat e tyre të brendshme, të klasifikuara në UAP dhe t’ia ofrojnë ato bordit të ri të rishikimit.

    Kujtojmë se në 2013, një bord i rishikimit të të dhënave të klasifikuara, deklasifikoi dhe publikoi 5 milionë dokumente që lidheshin me UFO-t.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark