×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pse u vendos Lumir Abdixhiku i 11-ti në listë – Flet Isa Mustafa

    Insajderi
    17 January 2021 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar rreth radhitjes së Lumir Abdixhikut në listën për deputetë nga kjo parti.

    Për shefin e LDK’së, numrat shprehin elementet e tërësisë së listës të cilën ai e quan unike.

    “Nuk e parapëlqej që kandidatët për deputetë të vlerësohen me numra. Lista është unike, ndërkaq numrat shprehin elementet e kësaj tërësie”, ka deklaruar Mustafa.

    Mustafa thotë se karakteristik është vetëm numri i bartësit të listës.

    “Karakteristik është vetëm numri 1 si bartës i listës dhe kandidat për Kyeministër. Të gjithë të tjerët i marrin votat e veta”, ka thënë i pari i LDK’së.

    Ndërkohë, as për vetë Abdixhikun duket se nuk është problematike renditja e tij në listë.

    Në një prononcim për Express, ai sot ka thënë se nuk ka kurrfarë hatërmbetjeje sa i përket pozicionimit të tij në listë.

    “Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Vendosja e Lumir Abdixhikut në nurin 11 në listën e LDK’së, nga analistët politikë u pa si një ndëshkim nga partia kundrejt tij.

    Kjo pas Abdixhiku nuk ishte deklaruar gjatë kohës kur partia e tij po sulmohej pas prishjes së koalicionit me VV’në e Albin Kurtit, në Qeverinë ku Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

    Po ashtu, në Qeverinë Hoti, Abdixhiku nuk kishte marrë asnjë post.

    Megjithatë, Abdixhiku kishte thënë në T7 se edhe pse ka pasur bindje ndryshe nga partia, kur është pjesë e një familjeje politike, vepron sipas vendimit të shumicvës.

    “Kam qenë veç një zë kundër në atë kohë. Shumica ka menduar ndryshe. Për parimet dhe bindjet e mija, kur jam pjesë e një familje politike, unë veproj sipas vendimit të shumicës, vendimi im ishte pakicë. Kam qenë vetëm një votë, s’kam arrit as dy me i bo me votu si unë. Pra nuk më kanë dhënë të drejtë që tash unë të jap ultimatum ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe e as të dalë t’i dëmtojë delegacionet e partisë. Më e pakta që mund të bëj është që të mos jem pjesë e diçkaje që mendoj se s’duhet të ndodhë”, pati deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark