×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pse veriu ishte sot i qetë? Zbulohen detajet nga njohësi i sigurisë

    Insajderi
    19 May 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njohësi i zhvillimeve politike dhe sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se pas betimit nën masa të mëdha sigurie të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, e dëshmon se situata atje mbetet në tensione të larta.

    Sipas Ramadanit, qartësia që të mos ketë eskalime të situatës së sigurisë në veri erdhi pas telefonatës që këshilltari i DASh-it Derek Chollet ia bëri mbrëmë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Por, qartësia që të mos ketë eskalim të situatës së sigurisë në kuptimin e incidenteve ka ardhur me telefonatën që këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë me kokën e gjarprit, me Vuçiqin, i cili mbetet edhe më tej mbrapa organizimit të grupeve kriminale në veri”.

    “Ajo telefonatë është goditje në kokën e përgjegjësit ose nxitësit dhe financuesit të destabilizimit në veri, e që është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe strukturat e tij të sigurisë në Serbi e që veprojnë edhe në Kosovë”, është shprehur Ramadani në Klan Kosova.

    Tutje, ai komentoi edhe ultimatumin që Lista Serbe ia dha kryeministrit Albin Kurti, për të cilin tha se i njëjti s’vlen, teksa i bëri thirrje qeverisë që të ketë koordinim me aleatët.

    “Bashkëpunimi apo ndërhyrja e fuqishme ndërkombëtare, duke e goditur përgjegjësin për këtë situatë ka shmangur tensionimin përmes incidenteve të mundshme. Por, kjo nuk zgjidhje e problemeve por menaxhim i krizës”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark