Psikologia Syla: Reagimet vulgare dhe agresive në rrjetet sociale tregues i frustrimit të shoqërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Psikologia Syla: Reagimet vulgare dhe agresive në rrjetet sociale tregues i frustrimit të shoqërisë

    Insajderi
    19 March 2025 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Psikologia klinike dhe psikoterapeute Atifete Syla ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndikimin e rrjeteve sociale në shoqërinë kosovare.

    Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Facebook, ajo thotë se një ndër treguesit e një shoqërie të frustruar dhe të dëshpëruar janë reagimet e shumta në rrjetet sociale, të cilat shpesh janë të mbushura me mllef dhe frustrim.

    “Si pasojë e tyre, një ndër format për ta zbrazur këtë mllef dhe frustrim janë reagimet, komentet të cilat kanë përmbajtje vulgare, agresive, fyese dhe denigruese. Për fatin tonë të keq, në këtë mes zë vend edhe shoqëria jonë”, ka shkruar Syla./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark