×
  • Showbiz
  • Show

    “Publikimi i pamjeve brenda tualetit, infektim me HIV, presion për më shumë drama”- Fakte interesante rreth “Big Brother”

    Insajderi
    26 January 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Formati televiziv i inspiruar nga personazhi kryesor i librit “Big Brother” të George Orwell që nga hera e parë e transmetimit të tij ka arritur të jetë kryeqendra e diskutimeve.

    Objekti i njohur si shtëpia e ‘’Vëllaut të madh’’ ka qenë nikoqirja e shumë personazheve prej vititi 1999 kur është transmetuar për herë të parë para audiencës holandeze.

    Kamerat dhe mikrofonët e vendosur në secilën pëllëmbë të shtëpisë, i ka dhënë mundësinë shikuesve t’i monitorojnë banorët nga rehatia e shtëpisë 24 orë në ditë, shkruan Insajderi.

    Sezoni i parë i show- it ndryshe njihet edhe si ‘’sezoni i luftës për mbijetesë‘’.

    Vendbanimi luksoz në atë kohë ka qenë i pajisur vetëm me ujë dhe një racion të kufizuar me ushqim. E çdo gjë tjetër e konsideruar si luks ka qenë rreptësisht e ndaluar.

    Se banorët janë të spihunuar në çdo pëllëmb të shtëpisë kjo është e vërtetë.

    Ata janë të vëzhguar nga syri i kamerës madje edhe në tualet.

    Pamjet nga kjo pjesë e shtëpisë janë të ndaluara të shfaqen për shikuesit. Kamera nuk synon monitorimin e banorëve gjatë momenteve intime. Ato janë të vendosura me qëllim vëzhgimin kryesisht të gjendjes shëndetësore të tyre gjatë kohës sa janë aty.

    Por përjashtimi u bë në edicionin amerikan të vitit 2001.

    Banorja Shannon Dragoo e nxitur nga inati i madh që kishte për banorën tjetër, Hardy Allas, kishte marë brushën e dhëmbëve të kësaj të fundit dhe kishte pastruar pjesën e tualetit me të.

    Transmetimi i këtyre pamjeve kishte detyruar Dragoo të kërkojë falje nga Allas dhe t’i jap një brush të re dhëmbësh.

    “Vëllau i madh” jo për kot quhet vëlla i madh.

    Banorët janë të detyruar që urdhërat e tij t’i zbatojnë ose për ndryshe mund të ndodhë ajo që ata më së paku duan, eleminimin.

    Pjesëmarrësja e sezonit të 11 të Big-ut amerikan, Chima Simone u eleminua nga produksioni për shkak të mos vendosjes së mikrofonit edhe përkundër paralajmërimeve të shumta nga ana e tyre.

    Ajo, sot mikrofonin e ka pjesë të përditshmërisë së saj pasi punon si gazetare por për ‘’Vëllaun e madh’’ kjo nuk kishte patur aspak vlerë.

    Ndryshe nga ajo fituesi i edicionit të tetë amerikan, Dick Donato gjatë kohës sa po garonte në edicionin e 13 kishte mbetur i detyruar të lë garën në gjysmë përshkak të rezultimit pozitiv me HIV.

    Në edicionin me personazhe publike brenda shtëpisë, të realizuar me 2016, Stephen Bear pos që publikisht kishte tradhëtuar të dashurën e tij me banorën e shtëpisë, Clohe Chan nuk e kishte patur problem as të kryente marëdhënie seksuale me të.

    Bear gjatë momenteve intime në vaskën me ujë të nxehtë i ishte drejtuar Chan me fjalët ‘’dua të të q* në tualet’’. Nga pasthirrmat e lëshuara prej aty, publiku edhe sot e kësaj dite pretendon se ata kishin patur raport seksual.

    Më pas ish e dashura e tij kishte hyrë në shtëpi për t’u përballur me të, por që në kohën sa ajo fliste Bear kishte vetëm një prioritet. Vendosjen e biskotave në kokë dhe mos rrëzimin e tyre në dysheme pa e çarë kokën se çfarë po fliste ajo.

    Bindja që nga ‘’Dhoma e rrëfimeve’’ dalin tregime autentike ka qenë e demantuar nga ish-banorë të ndryshëm të Big- ut në mbarë botën.

    Sipas tyre dhoma në të cilën flitet shumë e transmetohet pak është vendi në të cilin produksioni realizues i tregon se si të flasin.

    Cody Nickson, banorë i sezonit të 19 pati deklaruar se ka pas raste kur të njëjtën deklaratë është nxitur ta thotë më shumë se një herë. Herë me më pak emocion e herë me më shumë.

    Pastaj produksioni ka zgjedhur të përdorë atë që i është dukur më e përshtatshme me situatën që ka dëshiruar të krijojë.

    Deri vitin e kaluar banori më i nominuar nga të gjithë banorët e Big- ut në mbarë botën ka qenë John McGurie.

    Por vitin e kaluar privilegjin e të qenit i pari në këtë kategori ia mori moderatoria shqipëtare Enxhel Shkira.

    Ajo kishte dalur në nominim 19 herë, dy herë më tepër se McGurie.

    Një shembull krejtësisht i kundërt me atë të Shkirës është i fituesit të edicionit të 16 të ‘’ Vëllaut të madh’’, Derrick Levasseur.

    Ai ka arritur të fitojë garën pa u nominuar asnjëherë nga bashkëudhëtarëet e tij në lojë.

    Koha e paraparë për jetëgjatësinë e një edicioni është 100 ditë me mundësi zgjatje edhe për 30 të tjera.

    Por disa pjesëmarrës kanë qëndruar të izoluar në shtëpi më shumë se kaq.

    Garuesi në edicionin e 17 dhe 18 të Big Brother-it amerikan, James Huling ka qëndruar brenda të njëjtave mure për 177 ditë.

    Dënimi i ‘’Vëllaut të madh‘’ pas humbjes së sfidës së dhënë nga ai, konkurentën Amanda Hansen e kishte bërë për spital.

    Pas mbajtjes së dietës së detyrueshme ajo kishte humbur ndjenjat dhe kishte mbetur e detyrua të kërkojë ndihmën e mjekëve.

    Të cilët kishin konstatuar se alivanosja kishte ardhë si shkak i nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

    Deri sa në shumicën e edicioneve të ‘’Vëllaut të madh’’ pjesëmarrësit kanë qenë rreth të 40- ave McDonald është banori që vazhdon të mbetet garuesi më i moshuar në Big Brother.

    75 vjeçari atëkohë ka arritur të jetë një ndër tre finalistët e show-it të realizuar në Kanadë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark