×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen çmimet e produkteve bazike, ‘çaji i rusit’ arrin çmimin rekord në Kosovë

    Insajderi
    17 October 2022 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimet e produkteve në Kosovë po vazhdojnë të rriten. Fillimisht ka qenë pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar çrregullime në tregje, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

    Çmimet e produkteve bazike janë publikuar në faqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

    Rritje të çmimet ka pësuar edhe çaji që konsumohet mjaftë shumë në Kosovë. Një javë më parë, çmimi i pakos me 800 gram i çajit të zi (çaj rusi) kushtonte 7.99 euro, kurse tash 10 euro e 06 cent kushton pako me 800 gram çaj në marketet kosovare.

    Aktualisht, një kilogram patate kushton 0.69 euro, një kilogram fasule 3.28 euro, 1.50 euro kilogrami i spinaqit, çaji 8.76 euro, ajka 1.48 euro, djathi 6.01 euro, kafeja 6.54 euro e mishi i zogut 7.22 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark