Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes që fillon në orën 21:00.
“Tre Luanët” tashmë kanë katër pikë në Grupin C dhe kanë siguruar kualifikimin, por këtë duan ta bëjnë si lider të grupit.
Sllovenia në anën tjetër me dy pikë të grumbulluara synon që të bëjë befasinë për të siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirave.
Southgate ka bërë një ndryshim në formacion për dallim nga ndeshja me Danimarkën, duke aktivizuar Conor Gallagher në mesfushë në vend të Trent Alexander-Arnold.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Gallagher, Rice; Saka, Bellingham, Foden; Kane.
Sllovenia: Oblak; Janza, Bijol, Drkusic, Karnicik; Mlakar, Max Elsnik, Gnezda Cerin, Stojanovic; Sesko, Sporar.