Publikohen pamje nga përplasja e natës së mbrëmshme mes Lelës dhe Burimit, e cila ndodhi para gjumit.
Burimi ka eskaluar situatën disa herë duke e ngacmuar Lelën me prekje, gjë që ajo e ka shprehur si një irritim të madh.
Lela ka qenë tejet e shqetësuar, pasi Burimi nuk e linte të qetë, duke vazhduar me prekjet, të cilat ajo kishte theksuar disa herë se i kishte bezdi.
Duket se para gjumit, tensionet mes tyre arritën kulmin, duke rezultuar në një debat të ashpër.
Lela shihet duke thënë: “Ti mua mos më fol për injorancë, kur ta tregosh historinë, tregoje prej fillimit deri në fund.”
Burimi: “Jemi duke fjetur”.
Lela: “Unë e vedosi kur të flemë. Ti mua injorancë mos më thuaj”.
Burimi: “E shohim, e shohim”.
Lela: “Ti më thua “E shohim”?. Kush je ti?! Tregoje historinë prej fillimit deri ne fund e jo qysh te konvenon ty”.
Burimi: “Tani fillon loja, Lela”.