Me vendim të Prokurorit të Shtetit, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.
Fillimisht, Agim Ademi ishte intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është ndaluar në mbajtje.
I pari i shtëpisë së futbollit kosovarë dyshohet për “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ademi është transportuar me autoambulancë në Spital.
Dje gjatë ditës ishte intervistuar edhe zyrtari i financave në Federatën e Futbollit të Kosovës, Agim Gashi.