×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Itali, ku autobusi bie nga ura

    Insajderi
    04 October 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur autobusi me plotë turistë bie nga ura 10 metërshe në Venedik të Italisë dhe përfundon në shinat e trenit, ku si pasojë u përfshi nga zjarri dhe u dogj i tëri.

    Në video shihet sesi autobusi në të cilin humbën jetën 21 persona dhe 15 tjerë u lënduan, i afrohet laurës së urës dhe befasisht bie nga ajo, transmeton Telegrafi.

    Autobusin që e drejton Alberto Rikoto, shihet duke ulur shpejtësinë me t’u afruar në urë dhe krejt befasisht bie.

    Gjykuar nga pamjet nuk shihen as gjurmët e frenimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këtë urë, përcjell Telegrafi.

    Në anën tjetër, autoritet italiane kanë bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet, për të përcaktuar shkakun që çoi te ky aksident fatal.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark