×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet e ndaluara nga përplasja e Ben Blushit me përkrahësit e Ramës

    Insajderi
    19 May 2016 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kamera ka arritur të kapë atë që Blushi ka thënë pas ndërprerjes së seancës dhe mbylljes së transmetimit direkt duke diskutuar me deputetët e partisë së tij.

    Njeriu që po bën prokopi në PS duke sulmuar Blushin për sa kohë që Rama nuk flet, Taulant Balla, i është drejtuar kolegut të tij: Pse s’bën denoncim në prokurori… Po Blushi i është kthyer me një replikë të egër në sy të deputetëve të tjerë, shumica e të cilëve kanë ulur kokat nga turpi.

    Në video bie në sy Ruçi që nuk ka më fuqi të mbrojë deputetët e tij.

    I vetmi që e ka flakur turpin me kohë, është Taulant Balla, i cili u mundua ta shfrytëzojë edhe këtë skandal për të bërë diversion te opozita

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark