
Ndeshja ndërmjet KB Bashkimit dhe KB Pejës u ndërpre në palestrën sportive në Prizren.
Kjo, pasi që tifozët e KB Bashkimit u futën në “Sezai Surroi” për, siç u shpreh KB Peja, ta sulmuar fizikisht basketbollistin e KB Pejës, Marques Townes, shkruan Insajderi.
Më pas u ndërpre ndeshja, ku rezultati ishte 84:78 për KB Bashkimin.
Lidhur me rastin reagoi KB Peja, ku tha se po shqyrtojnë mundësitë lidhur me ndeshjen.
“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme“, thuhet në reagimin e tyre.
Në media është publikuar momenti kur tifozët futen në fushë dhe sulmojnë basketbollistin e Pejës. /Insajderi.org/