Insajderi
Lajme

Publikohet audio incizimi ku zyrtari i Komunës së Prishtinës i premton një delegati punësimin e gruas në këmbim të nënshkrimit për Kuvend të LDK’së

Insajderi
28 July 2026 - 22:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet audio incizimi ku zyrtari i Komunës së Prishtinës i premton një delegati punësimin e gruas në këmbim të nënshkrimit për Kuvend të LDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gentrit Sylës, zyrtar komunal në Komunën e Prishtinës dhe Egzon Pacollit, shefit të asamblistëve të LDK’së në këtë komunë iu është publikuar një audioincizim, ku flitet për punësimin e gruas së një delegati në këmbim të votës për Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së.

Audio incizimi është publikuar në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, ku Syla dëgjohet duke biseduar me një delegat të LDK’së, shkruan Insajderi.

Syla i kërkon delegatit që ta vendosë nënshkrimin në një listë të veçantë, me qëllim që t’i punësohet gruaja. Audio-incizimi nuk bën të ditur se për çfarë konkursi bëhej fjalë.

Syla më pas kontakton Egzon Pacollin për t’ia konfirmuar çështjen e punësimit, ku ky i fundit zotohet se do ta mbajë fjalën.

Audio incizimi:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark