Insajderi
Insajderi

Publikohet fotografi e vjetër e Bob Dole me flamurin Kuq e Zi

Insajderi
05 December 2021 - 21:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet fotografi e vjetër e Bob Dole me flamurin Kuq e Zi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Dole miqësinë me shqiptarët e kishte të kamotshme.

Kjo dëshmohet edhe në një fotografi me ngjyra bardhë e zi ku është i pranishëm Dole dhe ka në duar flamurin kuq e zi.

Fotografia u publikua nga redaktori i gazetës shqiptare në New York “Illyria”, Ruben Avxhiu në Twitter.

“U prehsh në paqe, ju jeni një patriot i mrekullueshëm amerikan”, shkroi Avxhiu.

“Shqiptaro-amerikanët nuk do t’iu harrojnë kurrë juve. Njerëzit e Kosovës nuk do t’iu harrojnë kurrë”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark