×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Publikohet fotografia e personit që u vra mbrëmë në Vushtrri

    Insajderi
    30 October 2023 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatos Zenuni është vrarë mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, pas një përleshje fizike me disa persona.

    Familjarët e të ndjerit kanë publikuar foton e tij, teksa kanë njoftuar edhe për ceremoninë mortore.

    “Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi.Të nderuar Shok Miq e Familjar ju njoftojm se ka ndrru jet Nipi jon Fatos Zenuni. Varrimi i të ndjerit behet sot ne ora 15:30 ne varrezat e fshatit Mihaliq”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Gazeta Insajderi raportoi mbrëmë dhe sot detaje nga ngjarja tragjike. Dje u raportua për arrestimin e dy personave. Mediumi raportoi se njëri nga të arrestuarit ishte Jetmir Sinani.

    Lidhur me rastin, janë arrestuar pesë persona deri më tani.

    Insajderi ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkanin. Ai ka thënë se sipas informacioneve që ka marrë nga prokurori kujdestar, vrasja kishte ndodhur afër shtëpisë së të dyshuarit.

    Sipas tij, deri tek vrasja erdhi pas një konflikti fizik që kishte pasur mes dy grupeve. Ujkani ka thënë se dy grupet ishin rrahur edhe më herët.

    “Një dyshohet për vrasje të rëndë, tre për pjesëmarrje në rrahje. Një person është i privuar nga jeta, dy janë të plagosur. Më parë ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve, përfshirë viktimën me shokët e tij dhe dorasin e dyshuar me shokë. Persona të tjerë me të cilët dyshohet se ka qenë viktima kanë ikë. Tash, këta personat që janë të arrestuar, këta kanë qenë të gjithë së bashku”, ka thënë ai për Insajderin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark