Insajderi
Insajderi

Publikohet fotografia e të riut që vdiq pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Insajderi
01 January 2023 - 13:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është publikuar fotografia e Arbnor Jupollit, që vdiq në orët e para të së dielës derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi të shtunën u godit nga një veturë në rrugën “Fahri Falziu” në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e tij, përveç Policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët.

Një familjar i tij ka njoftuar se i ndjeri do të varroset në orën 16:00 në varrezat e fshatit Shajkoc të Podujevës.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi! Ju njoftojm se sot me date 01.01.2023 ne oren 03:00 pas nje aksidenti nderroj jete vllau jone Arbnor (Shemsi) Jupolli .Ju njoftojm se varrimi behet ne varrezat e fshatit Shajkofc te Podujeves ne ora 16:00”, thuhet në postim.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se viktima është goditur nga një veturë rreth orës 17:00.

“ Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin  cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark