Insajderi
Insporti

Publikohet fotoja e parë e njeriut përgjegjës për aksidentin e tmerrshëm të Joshuas, ai përballet me burgim të përjetshëm

Insajderi
07 January 2026 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet fotoja e parë e njeriut përgjegjës për aksidentin e tmerrshëm të Joshuas, ai përballet me burgim të përjetshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një foto e Adeniyi Kayode, shoferit 47-vjeçar të Anthony Joshuas, i cili shkaktoi një aksident fatal me veturë që la të vdekur dy persona, është publikuar për herë të parë.

Kayode u akuzua për shkaktimin e aksidentit të trafikut, në të cilin mbetën të vdekur dy miqtë e boksierit Anthony Joshua, ku ky i fundit pësoi lëndime të lehta.

47-vjeçari akuzohet për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, ku përplasi Lexus-in e tij me një kamion të parkuar në një autostradë në Nigeri. Kayode është paraqitur për herë të parë në një gjykatë në Sagamu, ku akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm që shkaktoi vdekjen, drejtim mjeti të pakujdesshëm dhe neglizhent, si dhe vozitje pa leje.

Ai përballet gjithashtu me akuza për drejtim mjeti pa kujdes, shkaktim të lëndimeve trupore dhe dëmtim të pronës, dhe përballet me burgim të përjetshëm.

Në të njëjtën kohë, shoferi i kamionit, me të cilin u përplas Lexus, është ende në arrati pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark