Çmimi i aksioneve të tij në “Facebook” në një periudhë të caktuar e ka humbur dy të tretën e vlerës pasi kompania u përball me skandale lidhur me çështjen e privatësisë së përdoruesve.
Sidoqoftë, themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, ka arritur ta ruajë pozitën e parë në këtë listë. Pasuria e tij është rritur për 19 miliardë dollarë nga viti 2018 dhe tash ai posedon 131 miliardë dollarë.
Sipas revistës “Forbes”, në listën e vitit 2019 gjenden 51 miliarderë më pak sesa në vitin 2018. Në listën e vitit 2019 ndodhen 2153 miliarderë, ndërsa në listën e vitit 2018 ishin 2208 miliarderë. Revista ka zbuluar se 994 miliarderë sivjet kanë më pak pasuri sesa që kanë pasur në vitin e kaluar.
Sipas listës së kësaj reviste, pesë njerëzit më të pasur në botë janë: Jeff Bezos (131 miliardë dollarë), Bill Gates (96.5 miliardë dollarë), Warren Buffet (82.5 miliardë dollarë), Bernard Arnault (76 miliardë dollarë) dhe Carlos Slim Helu (64 miliardë dollarë), shkruan “BBC”.