
Të paktën 10 persona, përfshirë tre fëmijë, u vanrë kur ndodhi kjo tragjedi.
Shembja ndodhi të dielën pasdite, ndërsa rreth 100 njerëz po merrnin pjesë në një pagëzim në kishën Santa Cruz në Ciudad Madero.
60 persona u lënduan, të paktën dy prej tyre në gjendje të rëndë, dhe dhjetëra u bllokuan nën rrënoja.
Banorët vendas nxituan drejt ndërtesës me lopata dhe kazma në përpjekje për të çliruar të bllokuarit, raporton BBC.