×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohet momenti kur një person përpiqet të rrëmbejë fëmijët në një shkollë fillore në Kolorado

    Insajderi
    02 May 2024 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fëmijët e një shkolle fillore në Kolorado kanë përjetuar momente tmerri, kur një transgjinor 33-vjeçar tentoi të rrëmbejë njërin prej tyre.

    Ky moment u kap nga kamerat e sigurisë, ku Solomon Culligan hyri në oborrin e shkollës fillore Black Fortes Hills duke mbajtur një batanije, ndërsa fëmijët e vegjël po luanin.

    Kur fëmijët kuptuan qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i po vraponte drejt tyre, tentuan të shpëtojnë duke bërtitur “i huaj, rrezik”.

    33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur sipër batanijen, por në fund humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

    “Është një video shumë e ashpër. Është një nga gjërat që ti ke frikë si prind”, tha babai i njërit prej fëmijëve kur pa pamjet. Sipas dëshmisë së fëmijës që tranzgjinori tentoi ta rrëmbente, atij i vinte erë alkool dhe kishte pluhur të bardhë në fytyrë.

    Sipas Neë York Post, Culligan u rendit si një dhunues seksual në vitin 2011 kur u dënua për seks pa pëlqimin e personit tjetër. Në atë kohë, në fakt, ai kishte pohuar se vuante nga depresioni teksa merrte hormone mashkullore për ndryshimin e gjinisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark