Komiteti Olimpik i Kosovës sapo ka publikuar orarin e nesërm të garuesve kosovarë në Lojërat Mesdhetare.
Do të jetë disiplina e karates ajo që e para do ta hap siparin e Lojërave Mesdhetare për ekipin e Kosovës, me Albulena Gërvallën që në kategorinë -58 do të futet në ring.
Në tërësi gjashtë sportistë nga Kosova do të garojnë nesër. Në përgjithësi, Kosova do të paraqitet me 39 sportistë në Oran të Algjerisë. Ndërkaq, ceremonia hapëse e kësaj ngjarjeje do të bëhet në orët e vona të mbrëmjes, ku flamurin shtetëror pritet ta bartin mundësi Egzon Shala dhe karateistja Fortesa Orana.
Ky është orari i plotë i garuesve të nesërm.