×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Publikohet plani i menaxhimit për Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

    Insajderi
    02 August 2023 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është publikuar në platformën për konsultime me publikun Plani i Menaxhimit për Parkun Arkeologjik Ulpiana- Iustiniana Secunda 2023 – 2027.

    Ky dokument strategjik ka për qëllim sigurimin e kushteve për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e lokalitetit Arkeologjik, pasuri e trashëgimise kulturore në mbrojtje të përhershme.

    Lokaliteti Arkeologjik “Ulpiana” ka vlera universale të jashtëzakonshme si pikë gravituese e një peizazhi historik-kulturor shumështresor, i rëndësishëm për praninë e dëshmive të shumta fizike autentike që formojnë një peizazh karakteristik urban që nga shekulli I.

    Përmes qasjes së integruar ndërdisiplinore synohet ruajtja dhe mbrojtja e kësaj zone me interes nacional dhe sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe miqësor për të dhe potencialin arkeologjik të saj.

    Ruajtja e trashëgimisë arkeologjike nga të gjitha rreziqet e mundshme dhe parandalimi i përkeqësimit të gjendjes fizike nga faktorët e jashtëm njerëzorë dhe natyrorë përmes konservimit, në mënyrë që të mund të vihet në dispozicion dhe të bëhet i qasshëm për komunitetin në përgjithësi; Përmirësimi i kushteve dhe cilësisë së lokalitetit me qëllim të krijimit të një aseti të vetëqëndrueshëm duke përmirësuar qasjen për ofruar një sërë shërbimesh për vizitorët; Integrimi i Ulpianës me rrjetin e aseteve të trashëgimisë kulturore përreth me synimin të rritjes së ndikimit të përgjithshëm ekonomik në shfrytëzimin e vendeve dhe përmirësimin e identitetit mjedisor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark