×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohet slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet

    Insajderi
    20 January 2021 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Krejt dhe drejt”, është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Slogani është bërë zyrtar nga Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti e ka publikuar sloganin përmes rrjetit social Facebook.

    “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!”, ka shkruar Kurti në prezantimin e sloganit përmes një fotografie në Facebook.

    Kurti, megjithatë nuk do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet. Atij i është ndaluar kandidimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të mos certifikimit të tij nga organi që organizon zgjedhjet.

    Arsyeja e mos certifikimit të tij nga KQZ-ja ndërlidhet me faktin se ai është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës brenda tri viteve të fundit. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark