×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Publikohet tema e diplomës së heroit Agim Ramadani, merr vëmendje bukurshkrimi i tij (Foto)

    Insajderi
    05 April 2023 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka publikuar punimin e temës së diplomës së bashkëshortit të saj që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake të Zagrebit.

    Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se shumë nga njerëzit e kanë njohur Agimin por, s’kanë pasur rastin të njohin bukurshkrimin e tij dhe përkushtimin e njohuritë që posedonte në fushën e tij.

    Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shum nga ju keni njohur Agimin,por nuk keni pasur rastin të njifni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studjuar,po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb”, ka shkruar ajo.

    Tutje ajo ka thënë se duke qenë se kjo temë është e rëndësishme për FSK-në, i vie keq që nuk kanë mundur ta përkthejnë në gjuhën shqipe.

    Duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vie keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe ,këtu po i paraqes pak nga ato”, ka shkruar ajo.

    Agim Ramadani mori pjesë në Betejën e  Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark