Është publikuar traileri i filmit All Eyes on Me, që i kushtohet jetës së reperit të ndjerë amerikan, Tupac Shakur.
Filmi do të shfaqet në kinematë botërore në nëntor të këtij viti, me rastin e 45 vjetorit të lindjes së reperit të vrarë në vitin 1996.
Aktori i cili do të luaj rolin e Tupac do të jetë Demetrius Shipp Jr dhe filmi do të shfaqet në kinema më 11 Nëntor të këtij viti.
Filmi për Tupac-un ka filluar të xhirohet para shumë viteve, ndërsa një numër regjisorësh janë larguar nga ky projekt.
Nëna e tij, Afeni, e cila ka ka qenë producente ekzekutive e filmit, ka ndërruar jetë muajin e kaluar./Insajderi.com