×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohet video e një zyrtari policor ku bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik

    Insajderi
    01 December 2021 - 22:22

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Rrahman Mani, bashkë me djalin e tij, e kanë rrahur fizikisht një të mitur, i cili është me aftësi të kufizuara në Kaçanik.

    Burime të Indeksonline bëjnë me dije se rasti ka ndodhur para një javë.

    Sipas këtij burimi, i mituri i cili është rrahur e ka raportuar këtë rast rast në Polici, por asnjë mekanizëm nuk është vënë në lëvizje, duke mos u ndërmarr kështu asnjë masë.

    Përkundër raportimit, Policia dhe IPK e kanë heshtur këtë rast.

    Është për keqardhje se si një polic i Kosovës në vend që të parandaloj rrahjen, përfshihet edhe vet duke e sulmuar kështu fizikisht një të mitur.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark