×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Publikohet videoja kur Radoiçiqi godet grusht ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

    Insajderi
    27 February 2024 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar videon ku kryeterroristi i rastit të Banjskës, Milan Radojçiq, shihet duke e goditur ish kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq.

    Radojçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

    Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

    Në pamjet e publikuara nga televizioni publik, Spiriq shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiqit, teksa ky i fundit e grushton atë.

    Sipas mediumit, ngjarja ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Millan Radoiçiqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark